Ambasadori britanik pas takimit me Osmanin: Shteti para interesave partiake

nga D. V.

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves ka treguar se në takimin e djeshëm me të parën e vendit, Vjosa Osmanin, ranë dakord që pasojat e një ngërçi politik të vazhdueshëm do të ishin të rënda për Kosovën dhe popullin e saj.

Përmes një postimi të bërë sot në Facebook, ambasadori thekson se është përgjegjësi e partive politike që ta vendosin vendin mbi interesat partiake për ta gjetur një zgjidhje, njofton Klankosova.tv.

“Isha mirënjohës për takimin tim me Shkëlqesinë e Saj, Presidenten, dje. Ne ramë dakord që pasojat e një ngërçi politik të vazhdueshëm do të ishin të rënda për Kosovën dhe popullin e saj. E përgëzova Presidenten Osmani për përpjekjet e saj për të zgjidhur ngërçin në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe theksova përgjegjësinë e të gjitha partive politike për ta vënë vendin mbi interesat partiake për të gjetur një zgjidhje”, ka shkruar Hargreaves.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More