Ganiu: Çairi, mikpritës i kulturës ndërkombëtare – “Folk Fest Skopje” fuqizon trashëgiminë dhe dialogun ndërkulturor

nga D. V.

Shkup, 24 korrik – Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, ka mirëpritur sot në ambientet e komunës ansamblet pjesëmarrëse në edicionin e 7-të të Festivalit Ndërkombëtar “Folk Fest Skopje”, duke i nderuar me mirënjohje institucionale për kontributin e tyre në pasurimin e jetës artistike dhe përfaqësimin e denjë të kulturave përkatëse.

“Falë përkushtimit të z. Vebi Amza, ky festival është shndërruar në një shembull të suksesshëm të diplomacisë kulturore,” theksoi Ganiu, duke shtuar se në këtë edicion marrin pjesë ansamble nga 15 shtete dhe mbi 120 trupa artistike nga mbarë bota kanë qenë pjesë e tij ndër vite.

Kryetari Ganiu vlerësoi edhe rolin që ka Çarshia e Vjetër e Shkupit si hapësirë e përhershme mikpritëse e artit dhe trashëgimisë kulturore, duke nënvizuar angazhimin e tij të vazhdueshëm për nisma që ruajnë identitetin kulturor, promovojnë bashkëjetesën dhe forcojnë dialogun ndërkulturor në komunën e Çairit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More