FSK trajnon disa zyrtarë policorë në këmbësori

nga D. V.

Në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional, Forca e Sigurisë së Kosovës ka realizuar trajnimin Taktikat me Njësi të Vogla ( TTNJV), që është realizuar nga instruktorët e FSK-së dhe me pjesëmarrjen  e katër pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.

Sipas një postimi në rrjetin social në Facebook bëhet e ditur se gjatë këtij trajnimi intensiv dhe sfidues, pjesëmarrësit janë trajnuar dhe përgatitur  me shkathtësi profesionale në fushën e këmbësorisë, si në aspektin teorik, ashtu edhe praktik.

Po ashtu në njoftim thuhet se bashkëpunimi ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës forcon kapacitetet ndërinstitucionale në funksion të sigurisë dhe stabilitetit të vendit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More