Shkup, 25 korrik – Interpelanca është e pabazuar ligjërisht, e motivuar politikisht dhe paraqet një precedent të rrezikshëm të ndërhyrjes në pavarësinë e autoritetit prokurorial, vlerëson Prokurori Publik Ljupço Kocevski në përgjigjen e tij zyrtare të dorëzuar në Kuvend.
Ai iu përgjigj me shkrim interpelancës së paraqitur nga gjashtë anëtarë të parlamentit nga “E Majta”, duke i akuzuar ata për abuzim politik dhe keqkuptim të funksionit që kryejnë.
Interpelanca, e paraqitur nga anëtarët e parlamentit Dimitar Apasiev, Borislav Krmov, Rexhep Ismail, Jovana Mojsoska, Amar Mecinovic dhe Sasko Janchev, përmban katër pika kryesore akuzash: hetim selektiv për tragjedinë në Koçan, marrëveshje politike me kryeministrin Hristijan Mickoski, kaos në Prokurorinë e Lartë të Shkupit dhe mosveprim ndaj mafies urbane në Shkup.
“Nuk ka aktakuzë ‘grupore’ çdo i dyshuar është përgjegjës për veprimet e veta”, thotë Kocevski, duke shtuar se ndihet krenar për ekipin e prokurorisë që ka mbledhur një sasi të madhe provash në një kohë të shkurtër.
Ai pohon se prindërit e viktimave janë informuar në detaje dhe se besimi në prokurori po forcohet