Ministri i Shëndetësisë Azir Aliu me “Kabinet mobil” në Shtip

nga Redaksia

Shtip, 26 korrik – Ministri i Shëndetësisë Azir Aliu sot do të vizitojë Shtipin, në kuadër të iniciativës “Kabineti mobil”.

Aliu fillimisht do të ketë takim pune me menaxhmentin dhe stafin mjekësor të ISHP Spitali Klinik – Shtip, në të cilin, siç informoi Ministria e Shëndetësisë, do të diskutohen sfidat, burimet dhe planet për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore në rajon.

“Në periudhën nga ora 12:00 deri në orën 14:00, Ministri Aliu do të zhvillojë edhe takime me qytetarët, të cilët do të kenë mundësinë të ndajnë drejtpërdrejt përvojat, problemet ose sugjerimet e tyre që lidhen me sistemin e kujdesit shëndetësor. Për të marrë pjesë në këto takime, kërkohet regjistrim paraprak përmes platformës “Kabineti i Hapur”, e cila është e disponueshme në faqen e internetit të Ministrisë së Shëndetësisë: https://zdravstvo.gov.mk/,  thekson Ministria e Shëndetësisë.

Iniciativa “Kabineti mobil” përfaqëson një model të punës në terren përmes së cilës Ministri i Shëndetësisë Aliu, së bashku me anëtarët e kabinetit, do të vizitojnë institucionet shëndetësore në të gjithë vendin.

“Qëllimi është një pasqyrë e drejtpërdrejtë e kushteve të institucioneve të shëndetit publik, koordinim më i mirë me punonjësit mjekësorë dhe dialog i hapur me qytetarët”, thekson Ministria.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More