Ema Çoku, e cila është hetuar për pastrim parash, u paraqit sot në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion.
Çokut iu komunikua akuza. Ndërkohë, sot u paraqit në SPAK edhe Fatime Kryemadhi, e ëma e Monika Kryemadhit. Por, ajo u largua disa minuta më pas, teksa Prokuroria e Posaçme i kërkoi të paraqitet me një avokat tjetër dhe jo me të njëjtin avokat si Monika Kryemadhi, raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha.
Sot iu komunikua akuza dhe Pirro Xhixhos. Ish-presidentit Meta do t’i komunikohet mbylla e hetimeve nesër në orën 10:00.
Për këtë dosje, që prej majit, ish-presidenti Ilir Meta dhe deputetja Monika Kryemadhi janë të pandehur dhe të akuzuar për korrupsion pasiv të kryer në bashkëpunim fshehje pasurie dhe pastrim parash. Kryemadhit dhe nënës së saj priten t’u komunikohen masat nesër në mesditë