Shkup, 29 korrik – Procedura e tenderit për rindërtimin e 15 sallave sportive shkollore në 14 komuna, në të gjitha rajonet, është drejt përfundimit, njoftoi kryeministri Hristijan Mickoski, duke u përgjigjur në pyetjet gazetareske pas inspektimit të punimeve ndërtimore për rindërtimin e konviktit studentor “Kuzman Josifovski-Pitu” në Shkup.

“Kështu që, vlerësoj që me përfundimin e kësaj procedure, do të shtohet vlerë dhe cilësi shtesë në procesin arsimor këtu në Maqedoni”, tha Mickoski pasi vizitoi konviktin “Kuzman” së bashku me ministren e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska.