Rast i ri i helmimit me ilaçe: Një foshnjë dhjetëmuajshe është hospitalizuar në Kumanovë

nga D. V.

Kumanovë, 29 korrik – Një foshnjë dhjetë muajshe është sjellë dje në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës me simptoma të helmimit nga ilaçet, konfirmuan nga SPB Kumanovë.

“Dje në orën 11:40 në SPB Kumanovë, nga Spitali i Përgjithshëm i Kumanovës është raportuar se tek ata është sjellë një foshnjë dhjetëmuajshe nga Kumanova, e cila ishte helmuar me ilaçe. Është zhvilluar një bisedë zyrtare me mjekun dhe prindërit, si dhe është informuar prokurori publik për ngjarjen”, kumtoi SPB Kumanovë.

Nga spitali për MIA-n konfirmuan se foshnja është në gjendje të mirë shëndetësore.

SPB Kumanovë, po punon për zbardhjen e rastit, i cili është i dyti në më pak se dy javë. Më 22 korrik të këtij viti, pati një rast të ngjashëm kur një fëmijë njëvjeçar nga fshati Hotël i Likovës u helmua gjithashtu me ilaçe.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More