Helikopteri çek për shuarjen e zjarreve me kapacitet prej 3.410 litra ujë

nga D. V.

Shkup, 30 korrik – Helikopteri zjarrfikës “Blek Hok”, i cili është i përfshirë në shuarjen e zjarrit në malin Goten, është i pajisur me të ashtuquajturat “bomba” me një kapacitet prej 3,410 litrash ujë, gjë që lejon shuarjen efektive të zjarrit nga ajri.

Një pjesë e ekuipazhit që mbërriti në vend, siç ka informuar Ambasada e Çekisë, janë tre pjesëtarë të Shërbimit zjarrfikës çek dhe katër pilotë dhe teknikë.

“Mbërritja e helikopterit përfaqëson një akt të rëndësishëm solidariteti ndërkombëtar dhe bashkëpunimi praktik në menaxhimin e emergjencave”, informuan nga Ambasada e Çekisë.

Nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim informuan se ekuipazhi në mëngjes pati brifing me Aviacionin VING në të cilin u përcaktua se burimi më i përshtatshëm për mbushje me ujë është liqeni artificial Turia i cili është rreth dhjetë kilometra në distancë ajrore nga zjarri. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More