MPB jep detaje për kërcënimin e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese në RMV

nga D V

Shkup, 24 qershor – Kërcënimet ndaj një gjyqtari të Gjykatës Kushtetuese, të cilat i ka denoncuar sot kryetari i Gjykatës, Darko Kostadinovski, të cilat janë dërguar përmes një rrjeti social, i ka dërguar personi S.I., njoftojnë nga sot MPB.

“Sot rreth orës 12:00 kryetari i Gjykatës Kushtetuese D.K. në Departamentin për Krime Kompjuterike në MPB ka raportuar kërcënime për jetën dhe sigurinë e një gjyqtari të Gjykatës Kushtetuese të drejtuar nga S.I. përmes një rrjeti social”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Nga atje shtojnë se MPB menjëherë ka ndërmarrë masa përkatëse dhe ky rast do të zgjidhet sa më shpejt.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More