Shqipëria merr pjesë në samitin e OKB-së për sistemet ushqimore

nga D. V.

Shqipëria ishte pjesë e Samitit të OKB-së për Sistemet Ushqimore që kishte në fokus angazhimin dhe veprimet globale për sigurimin e një zinxhiri vlere konkurrues në sistemet ushqimore.

Delegacioni i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, i kryesuar nga sekretari i përgjithshëm Dritan Palnikaj, përfaqësoi Shqipërinë në këtë samit, që u mbajt në kryeqytetin e Etiopisë, Adis-Abeba.

Samiti, i organizuar nga qeveria e Etiopisë dhe ajo e Italisë, solli në fokus diskutimet për forcimin e zinxhirit të vlerës, fuqizimin e tregjeve dhe garantimin e sigurisë ushqimore, si rrugë për një prodhim më të qëndrueshëm dhe ushqim më të sigurt në nivel global.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More