Akuzohet për krime kundër popullatës civile, Millosh Pleskoviq dënohet me 15 vjet burgim

nga L. M

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka shpallur fajtor Millosh Pleskoviqin për krime lufte kundër popullatës civile dhe e ka dënuar me 15 vjet burgim.

Sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Speciale më 7 qershor 2024, Pleskoviq akuzohej se gjatë viteve 1998-1999 në Prizren, në bashkëkryerje me një grup serbësh të armatosur, kishte vrarë tre civilë shqiptarë dhe kishte plagosur disa të tjerë.

Prokuroria e kishte akuzuar atë për shkelje të rënda të së drejtës ndërkombëtare humanitare, duke vepruar drejtpërdrejt kundër personave civilë gjatë luftës në Kosovë.

Pleskoviq ishte pjesëtar i forcave serbe.  Pas seancës, nëna dhe motra e dy viktimave thanë se Millosh Pleskoviq ishte përgjegjës për vrasjen e familjarëve të tyre.

 

 

“Mi ka mbyt dy djemtë, 29 vjeç i kanë pas”, tha nëna e viktimave.

Ndërsa motra e tyre e quajti dënimin prej 15 vitesh shumë të ulët. “Pak është. Ai i ka njohur vëllezërit e mi, ka qenë nga lagjja jonë. I ka zënë në mal, i ka vrarë dhe masakruar. Ai ka vrarë edhe të tjerë nga Prizreni”, tha ajo./ KlanKosova

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More