Rama: Më shumë se 237 mijë fëmijë kanë përfituar bonusin e bebes që nga janari 2019

nga D. V.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë të ditur sot përmes një njoftimi publik se programi qeveritar i bonusit të bebes ka mbështetur deri më tani mbi 237,000 fëmijë që nga fillimi i tij në janar të vitit 2019.

Rama thotë se kështu kanë mbështetur familjet e reja, transmeton Telegrafi.

“Mirëmëngjes, dhe me njoftimin e këndshëm se më shumë se 237 MIJË fëmijë kanë përfituar bonusin e bebes prej fillimit të programit të qeverisë në janar 2019, duke mbështetur familjet e reja me 40,000 lekë për fëmijën e parë, 80,000 për fëmijën e dytë dhe 120,000 lekë për fëmijën e tretë, ju uroj një ditë të mbarë”, thuhet në postimin e Ramës./Telegrafi/

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More