Kapet mall i brenduar në autostradën Shkup-Kumanovë, arrestohet 30-vjeçari

nga Redaksia

Nga Ministriae Punëve të Brendshme njoftojnë se gjatë mrbrëmjes së djeshme, respektivisht rreth orës 20:00, në autostradën Shkup-Kumanovë, pikën e pagesës në Ramanli është arrestuar 30-vjeçari D.C. nga Kriva Pallanka.

Sipas MPB-së, tek i njëjti është kapur një sasi e madhe e mallit pa dokumentacion përkatës.

“Gjatë kontrollit të automjetit “Audi” që ai po drejtonte, u gjet një sasi e madhe mallrash të brenduara pa dokumentacion përkatës. Pas dokumentimit të rastit, ndaj D.C. do të ngrihet kallëzim penal sipas nenit 285, paragrafi 1 i Kodit Penal”, shtojnë nga MPB.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More