Elmazi: Rruga jonë për Sarajin sapo ka filluar!

nga Redaksia

Shkup, 3 gusht – Kandidati për kryetar të komunës së Sarajit nga radhët e koalicionit VLEN, Muhamed Elmazi, ka zhvilluar një kafe-bisedë me funksionarët e këtij koalicioni, ku është diskutuar për sfidat dhe mundësitë e komunës.

“Kafe-bisedë e frytshme me miqtë dhe funksionarët e koalicionit VLEN. Saraji ka nevojë për ide të reja dhe bashkëpunim të sinqertë. Rruga jonë sapo ka filluar!”, ka shkruar Elmazi.

Ai theksoi se bashkëpunimi dhe përfshirja e të gjithëve do të jenë kyçe për zhvillimin e komunës së Sarajit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More