Dominimi i makinave elektrike/ BYD tejkalon edhe shitjet e Tesla-s

nga L. M

Sipas Shoqatës së Prodhuesve dhe Tregtarëve të Automjeteve (SMMT) dhe autoritetit gjerman KBA, gjiganti amerikan i automjeteve elektrike ”Tesla” gjatë muajit korrik pësoi një rënie të mprehtë të shitjeve në dy tregjet më të mëdha të automobila ve në Evropë.

Sipas të dhënave të publikuara, regjistrimet e automjeteve të reja ranë me rreth 60 për qind në Mbretërinë e Bashkuar dhe mbi 55,1 për qind në Gjermani.

Kompania shiti vetëm 987 njësi në Mbretërinë e Bashkuar, nga rreth 2 462 që kishte shitur një vit më parë, si dhe 1 110 njësi në Gjermani. Ndërkohë, gjiganti kinez i automjeteve elektrike BYD në korrik u ngjit fuqishëm në të dy tregjet.

Shitjet në Mbretërinë e Bashkuar u rritën me 390 për qind, duke arritur në 3 184 njësi, ndërsa në Gjermani regjistrimet e kompanisë kineze u rritën pothuajse pesëfish, respektivisht në 1 126 njësi.

Pavarësisht rritjes së përgjithshme të tregut të automjeteve elektrike, me shitjet e automjeteve elektrike me bateri në Gjermani që u rritën me 58 për qind në 48 614 njësi dhe tregun e Mbretërisë së Bashkuar që u zgjerua me 9,1 për qind, ”Tesla” humbi ndjeshëm terren në rajon.

Të dhënat më të fundit konfirmojnë një rënie rajonale të shitjeve të kompanisë së Elon Musk, e cila po përballet me konkurrencë të ashpër, veçanërisht nga prodhuesit kinezë të automjeteve elektrike, si dhe me dëme në imazhin e markës për shkak të komenteve përçarëse të Muskut dhe lidhjeve të tij me administratën e presidentit Donald Trump.

Kundërpërgjigja ndaj kësaj mund të ndihet më fuqishëm në Evropë, gjë që dëshmohet nga rënia e ndjeshme e shitjeve të kompanisë Tesla në rajon në gjysmën e parë të vitit.

Të dhënat nga Shoqata Evropiane e Prodhuesve të Automobilave treguan një rënie prej 43,7 për qind nga viti në vit në gjashtëmujorin e parë të vitit. ”Tesla” gjithashtu humbi pjesë të tregut në Evropë për të gjashtin muaj radhazi në muajin qershor.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More