Apel për kursimin e ujit, rritja e konsumit shkakton ndërprerje

nga D. V.

Shkup, 8 gusht – Ndërmarrja Publike “Ujësjellësi dhe kanalizimi” – Shkup u bën apel qytetarëve për përdorim racional të ujit të pijshëm, për shkak të konsumit të rritur jashtëzakonisht shumë i cili tejkalon 350.000 metra kub në ditë.

Nga ndërmarrja theksojnë se një konsum kaq i shtuar dhe i pakontrolluar i ujit, veçanërisht në periudhën e verës, prish seriozisht stabilitetin e sistemit të furnizimit me ujë. Si rezultat, sistemi funksionon me presion të reduktuar dhe pjesë të qytetit përballen me ndërprerje të herëpashershme të furnizimit me ujë.

Qytetarëve u kërkohet të shmangin ujitjen e lëndinave dhe oborreve, freskimin e rrugëve, si dhe të gjitha format e shpërdorimit të panevojshëm të ujit gjatë ditëve të nxehta.

Njëkohësisht, NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi” u bën thirrje banorëve të Shkupit, nëse vërejnë rrjedhje të ujit, menjëherë të raportojnë në numrin e telefonit 02 3073 010, përmes emailit në kontakt@vodovod-skopje.com.mk, ose në ueb faqen e internetit ëëë.vodovod-skopje.com.mk.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More