Osmani takon Dredhza Brainën: Kosova me vajzat tona në majat e botës edhe në siguri kibernetike

nga D. V.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim Dredhza Brainën, fituese e vendit të parë në botë në garën Global Cybersecurity Woman of the Year në kategorinë Barrier Breaker.

Presidentja Osmani e uroi Dredhzën për suksesin e jashtëzakonshëm, duke theksuar se arritje të tilla e vendosin Kosovën në majat e botës edhe në fushën e sigurisë kibernetike.

Gjatë takimit, Presidentja përmendi edhe suksesin e Luanda Domit, fituese e çmimit Cybersecurity Woman of the Year 2025 në kategorinë Supporter, të ndarë në Las Vegas, duke vlerësuar se këto dy gra të jashtëzakonshme kanë thyer barriera, kanë ngritur flamurin e Kosovës dhe kanë dëshmuar se talenti i vajzave tona nuk njeh kufij.

“Dy vajza të jashtëzakonshme që thyen barriera, ngritën flamurin e Kosovës në majë dhe dëshmuan se talenti i vajzave tona nuk njeh kufij. Ju jeni frymëzim për gjithë rininë e Kosovës,” u shpreh Osmani.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More