Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, ka deklaruar sot pas një bisede me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy, se beson që konflikti ushtarak Rusi-Ukrainë mund të shkojë drejt “ngrirjes” më shpejt nga sa pritej.
“Ka disa sinjale, dhe një ndjesi personale, që ndoshta do të kemi një ‘ngrirje’ të konfliktit. Nuk dua të them se lufta do të marrë fund, por një ‘ngrirje’ e situatës mund të ndodhë më shpejt nga sa mendohej”, tha Tusk para gazetarëve.
Deklarata e Tusk vjen në një moment të tensionuar për rajonin, ndërsa vëmendja ndërkombëtare po fokusohet gjithnjë e më shumë në mundësitë për një zgjidhje diplomatike të konfliktit Rusi-Ukrainë.