Defekt në mes të rrugës, udhëtarët nga Gostivari bllokohen 15 orë në Austri – kompania hesht!

nga Redaksia

Shkup, 10 gusht – Po ktheheshin nga vendlindja drejt vendit të punës, por kanë 15 orë që kanë mbetur në Austri, transmeton TV21.

Disa udhëtarë të cilët u nisën nga Gostivari për në Gjermani, me autobus të një kompanie private, ende nuk kanë arritur në destinacionin e synuar.

Ata kanë 15 orë që po presin në Austri, për shkak se autobusi me të cilin udhëtonin, ka pësuar defekt.

“Janë djegur dy gomat e pasme. Për pak kemi shpëtuar”, thotë njëri nga udhëtarët.

TV21 kontaktoi kompaninë, por nga atje heshtje edhe pas dy telefonatave dhe disa mesazheve.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More