Latif Arifi emërohet koordinator nacional për Komunikim dhe Media në Qeverinë e RMV-së

nga Redaksia

Shkup, 13 gusht – Latif Arifi, nga sot merr detyrën e Koordinatorit Nacional për Komunikim dhe Media në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Kjo u bë e ditur nga Zëvendës kryeministri, Arben Fetai, përmes një postimi në Facebook.

“Ky emërim i rëndësishëm nënvizon angazhimin e qeverisë për të forcuar strategjitë e komunikimit dhe për të promovuar një mjedis mediatik transparent, efektiv dhe gjithëpërfshirës”, ka shkruar Fetai.

Me përvojën dhe përkushtimin e tij, Latif Arifi, pritet të japë një kontribut të vyer në zbatimin e politikave që synojnë përmirësimin e komunikimit publik dhe promovimin e lirisë së medias.

Sipas Fetait ky rol ka rëndësi të veçantë në përpjekjet e vazhdueshme të vendit për të adresuar sfidat në sektorin e medias, përfshirë luftën kundër dezinformimit, ruajtjen e integritetit të mediave dhe forcimin e mbrojtjes ligjore për gazetarët.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More