DShA: dhuna ndaj gazetarëve, problem serioz i të drejtave të njeriut në RMV

nga Redaksia

Shkup, 13 gusht – Çështjet e rëndësishme të të drejtave të njeriut përfshinin raporte për kufizime serioze të lirisë së shprehjes dhe lirisë së medias, duke përfshirë dhunën dhe kërcënimet për dhunë kundër gazetarëve, thuhet në Raportin e Departamentit të Shtetit për të Drejtat e Njeriut të vitit 2024.

Lidhur me lirinë e medias, Raporti thotë se Kushtetuta parashikon lirinë e shprehjes, duke përfshirë edhe për gazetarët dhe mediat e tjera, dhe se Qeveria në përgjithësi e respektoi këtë të drejtë.

“Sipas mediave dhe organizatave të shoqërisë civile, liria e shprehjes u minua nga paditë kundër gazetarëve, sjellja e papërshtatshme nga zyrtarët publikë në ndërveprimet e tyre me gazetarët, presioni i tepërt mbi gazetarët që hetojnë korrupsionin, dezinformimin, gjuhën e urrejtjes në internet dhe mediat sociale, dhe vetëcensura”, thuhet në Raport.

Raporti përmend miratimin e ndryshimeve në Ligjin për Shërbimet Mediatike Audio Audiovizuale për të lejuar reklamimin e fushatave me “interes të lartë publik” të paguara nga Qeveria përmes transmetuesve komercialë, duke shtuar se shoqatat e pavarura të medias shprehën shqetësime në lidhje me ndryshimet dhe e kritikuan ligjin si një kthim në korrupsionin dhe klientelizmin e përhapur në media.

“Dhuna dhe kërcënimet kundër gazetarëve ishin një çështje e rëndësishme e të drejtave të njeriut. Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) raportoi disa incidente dhune dhe ngacmimi të gazetarëve”, thuhet në raport, duke shtuar se SHGM ka vënë re një rritje të dhunës dhe ngacmimit të gazetareve femra.

Sipas SHGM-së dhe organizatave të tjera mediatike, vazhdon raporti, pavarësia editoriale e shtypit është përballur me sfida, ndërsa “Reporterët pa Kufij” vërejtën në raportin e tyre vjetor të marsit se për shkak të polarizimit të fortë politik, media ka qenë nën presion nga autoritetet, politikanët dhe biznesmenët si në nivel kombëtar ashtu edhe në atë lokal.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More