Sociologu Gezim Tushi, i ftuar në edicionin informativ të mesditës në Syri TV, tha se ngjarja e fundit e ndodhur në Maliq reflekton një fenomen më të gjerë të përhapjes së kriminalitetit mes adoleshentëve dhe të rinjve në shoqërinë shqiptare.
Ai theksoi se ky është një shqetësim serioz që nuk duhet trajtuar si një rast i veçantë, por si pjesë e një tendence në rritje që prek jo vetëm individët, por edhe familjet dhe institucionet e shoqërisë, si shkolla.
Sipas tij, përgjegjësia kryesore për parandalimin dhe adresimin e këtij fenomeni bie mbi familjen, por edhe mbi sistemin arsimor, që shpeshherë nuk arrin të japë mbështetjen e nevojshme për të rinjtë.
Tushi nënvizoi gjithashtu se përballja me këtë problematikë kërkon një qasje të gjithanshme dhe bashkëpunim të institucioneve, komunitetit dhe familjes për të ndalur përhapjen e kësaj dukurie shqetësuese.
Ai përmendi se sipas sociologëve modernë, nëse do të kishte mundësi t’i mbyllnim adoleshentët dhe të rinjtë (metaforikisht), kriminaliteti do të ulej ndjeshëm, që tregon sa e përhapur dhe e integruar është kjo dukuri në shoqërinë tonë sot.
Gëzim Tushi:
Nëse do të bëja një vlerësim sintetik ndaj asaj që ka ndodhur në Maliq, lidhur me kriminalitetin e zhvilluar mes adoleshentëve, do të thoja se në shoqërinë shqiptare, krimi minor i adoleshentëve dhe të rinjve po vazhdon e po përhapet si linjë sociale në të gjithë shoqërinë, duke prekur edhe familjen, e cila ka përgjegjësi të mëdha lidhur me këtë situatë të paqartësive që adoleshentët kanë me veten dhe me shokët e tyre.
Pa diskutim që edhe shkolla ka përgjegjësi të madhe.
Çështja është që, së pari, unë mendoj se ngjarja është e rëndë, njësoj si ngjarjet e mëparshme, ku është e vërtetuar edhe teza që kanë thënë sociologët modernë: Krimi në shoqërinë e sotme po vjen duke u zgjeruar, dhe madje, metaforikisht ata thonë se “nëse adoleshentët dhe të rinjtë do t’i mbyllnim diku, krimi do të ulej”.
Pra, indirekt kjo do të thotë se edhe në shoqërinë shqiptare, pjesa e krimit që vjen nga të rinjtë zë peshën kryesore të kriminalitetit në shoqëri.
A e kuptoni çfarë do të thotë ti marrësh jetën shokut 14-vjeçar, vetëm pse më pe? Meqë jemi te kjo çështje, si një defekt të madh kulturor shoqëria shqiptare nuk po vlerëson sa duhet sepse kjo çështje me pe dhe të pashë është një shprehje primitive e një shoqërie që nuk ka kultivuar pa vemendjen civile.
Pak më parë, takova një shoqe këtu në lagjen time, ku janë vendosur karrige pafund të njerëzve që pijnë kafe raki e bëjnë muhabet, dhe kur kalojnë femrat, ajo shoqja ime më tha se shikojnë më mënyrë primitive.
Në këtë pikpamje kemi të bëjmë me shoqëri primitive dhe edukimi i asaj që sociologu i madh britanik thotë ‘të kultivojmë është pavëmendja civile’.
Kultura e përëndimit, e dimë, nuk të shikon njeri në sy as në tren as në autobus, kurse ne këtu e kemi të zhvilluar.
Të të çojnë në krim fakti pse më pe, është fatale dhe është një defekt i rëndë kulturor dhe ne kemi nevojë për një revolucion edukativ.