As investimi i ujësjellësit para rreth 1 viti nuk ka zgjidhur problematikën e ujit të pijshëm në njësinë Postribë të Bashkisë Shkodër.
Për këtë, banorët e zonës kanë dalë në një protestë. Ata theksojnë se investimi është bërë i kotë, pasi përsëri nuk ka ujë të pijshëm dhe është bërë për t’u mbyllur gojën për guroren në zonë.
Sipas tyre, uji vjen i ndotur për shkak të një guroreje, e cila ushtron veprimtari pranë burimit të ujit prej vitit 2018.
Një banor i zonës ka një mesazh për SPAK dhe qeverinë, ku kërkon që Dumani të mos mbajë të fshehur dosjet për këtë çështje, ndërsa është i revoltuar edhe me kryeministrin Rama.
Ankesat për ujin e pijshëm janë prej rreth 8 vitesh nga banorët e zonës, kjo për shkak të punës që kryen gurorja në këtë zonë. Pavarësisht çështjeve gjyqësore, ende nuk kanë marrë asnjë zgjidhje.