Çitaku: Përballemi me papunësi masive për shkak të vendimeve të Kurtit e klikës së tij në ZRRE

nga L. M

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka thënë se mijëra punëtorë rrezikojnë të mbesin pa vende pune e pa të ardhura për shkak të shkyçjes nga rrjeti i energjisë elektrike.

KEDS-i të shtunën njoftoi se ka nisur shkyçjen e rreth 450 bizneseve që nuk kanë lidhur marrëveshje me një furnizues.

Çitaku ka thënë se bizneset po shkyçen me dhunë, derisa e ka quajtur alarmante situatën.

“Qytetari i Kosovës, i rraskapitur nga çmimet e larta të produkteve bazike dhe energjisë, sot po përballet edhe me rrezikun e papunësisë masive, si pasojë e vendimeve rrënuese të Kurtit dhe klikës së tij në ZRRE. Situata është alarmante. Ky është vetëm vazhdimi i përpjekjeve të qëllimshme të lidershipit të LVV-së dhe vartësve të tyre për të shkatërruar sektorin privat, ashtu siç kanë bërë me institucionet e pavarura. Kjo mendësi totalitare i përket shekullit të kaluar, dhe shoqëria jonë nuk do ta tolerojë”, ka shkruar ajo në Facebook.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More