Vdes drejtoresha e Shëndetësisë në Kamenicë, Greta Kryeziu

nga D. V.

Ka ndërruar jetë drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale së Komunës së Kamenicës, Greta Kryeziu, për të cilën ditë më parë u kërkua ndihmë financiare për shërimin e saj.

Lajmin për vdekjen e saj e ka bërë të ditur babai i saj, transmeton Telegrafi.

“Me pikëllim të thellë lajmërojmë se vajza ime Greta u nda nga jeta na la një zbrazëti të pafundme. Faleminderit shumë gjithë atyre që na qëndruan afër këto ditë të vështira. Për kohën e varrimit ju njoftojmë me kohë”, ka shkruar babai i saj.

Gjithashtu, edhe komuna e Kamenicës ka shprehur ngushëllime për vdekjen e saj.

“Me dhimbje të thellë njoftojmë opinionin publik se ka ndërruar jetë Drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Kamenicës, znj. Greta Kryeziu. Komuna e Kamenicës shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen, kolegët dhe të gjithë ata që patën fatin ta njohin dhe bashkëpunojnë me Gretën. Humbja e saj është një goditje e madhe për institucionin tonë dhe për komunitetin. Në të njëjtën kohë, shprehim falënderimin më të madh për qytetarët, bizneset dhe bashkatdhetarët që u mobilizuan dhe ofruan mbështetje në ditët më të vështira për Gretën dhe familjen e saj”, vijon njoftimi.

Më tej, komuna ka njoftuar se “Duke marrë parasysh rrethanat, ju njoftojmë se mbledhja e fondeve ndalet dhe ju falënderojmë të gjithëve për solidaritetin dhe zemërgjerësinë e treguar”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More