Kuvendi nuk konstituohet as në përpjekjen e 30-të

nga D. V.

Dështoi edhe vazhdimi i 30-të i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Filloi me një minutë heshtje u nderua ish-kryeministri në ekzil Bujar Bukoshi, i cili nda nga jeta një ditë më parë.

Vazhdoi njëjtë sikurse herët e kaluara: tentim i Lëvizjes Vetëvendosje për krijimin e një komisioni ad-hoc për votim të fshehtë.

Kryesuesi e seancës konstituive Avni Dehari kërkoi nga PDK-ja, LDK-ja, AAK-ja, Nisma dhe Lista Serbe që të bëjnë propozimet e kandidatëve të tyre për komision, por këto parti nuk pranuan dhe nuk morën pjesë në votim.

Nga 93 deputetë, 51 votuan për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Dehari ndërpreu seancën dhe bëri të ditur se vazhdimi i saj të jetë më 13 qershor, në orën 11:00.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More