Shtatë zjarre aktive në vend

nga Redaksia

Shkup, 21 gusht – Deri në orën 18:00, janë regjistruar gjithsej 20 zjarre në ajër të hapur në të gjithë vendin, nga të cilat shtatë janë aktive, një është nën kontroll dhe 12 janë shuar, njoftoi Qendra e Menaxhimit të Krizave (QMK).

Zjarri është ende aktiv në zonën shumëfunksionale “Jasen” dhe në komunën e Studeniçanit, pranë fshatrave Koliçan i Epërm dhe Draçevicë – maja e malit Kitka.

Zjarre aktive ka në fshatin Podgorci të Strugës, pranë fshatit Belovodicë të Prilepit – në vendin e quajtur Livada dhe fshatin Lenjisht, në komunën e Dollnenit, pranë fshatrave Strovijë dhe Dolgaec, në komunën e Rosomanit: fshatin Debreshte dhe në komunën e Kërçovës: fshatin Dushegubicë.

Zjarri në komunën Staro Nagoricane, pranë fshatit Kanarevo, ku u përfshi bimësia e ulët, është vënë nën kontroll.

Janë shuar zjarret në komunat Mavrovë – Rostushë, Bogovinë, Gjorçe Petrov, afër fshatit Volkovë dhe afër fshatit Orman, Strugë, Likovë, Strumicë, Dollneni, Kratovë, Kërçovë, Studeniçan dhe komunën e Gazi Babës, afër fshatit Trubarevë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More