Tetë zjarre aktive në vend

nga D. V.

Shkup, 22 gusht – Në 24 orët e fundit, deri në orën shtatë të mëngjesit, në territorin e vendit janë regjistruar gjithsej 27 zjarre në hapësirë të hapur. Prej tyre tetë janë aktive, informojnë nga Qendra për menaxhim me kriza (QMK).

Aktive janë zjarret në territorin e komunës së Makedonski Brodit, Prilep, Dollnen, Rosoman, Kërçovë, Studeniçan, Veles dhe komuna e Sopishtës.

Zjarret e shuara kanë qenë në territorin e komunave Mavrovë – Rostushë, Bogovinë, Strugë, Kërçovë, Likovë, Nagoriçan i Vjetër, Dollnen, Kratovë, Studeniçan, Gazi Babë, Ilinden, Vasilevë, Gjevgjeli, Strugë, dy në rajonin e Gjorçe Petrovit dhe tre në rajonin e Kumanovës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More