Gjenden mbetje eshtrash në Klinë, dyshohet se i përkasin një personi të zhdukur gjatë luftës

nga D. V.

Në Klinë janë gjetur mbetje eshtërore në territorin e komunës së Klinës, të cilat dyshohet se i përkasin së paku një personi të zhdukur gjatë luftës në Kosovë, në periudhën 1998-1999.

Policia përmes raportit 24-orësh njofton se rasti ka ndodhur më 21 gusht.

“Njësitet policore në koordinim me IML-në dhe institucionet kompetente kanë hasur në mbetje eshtërore të cilat dyshohet se përkasin së paku një personi të zhdukur gjatë luftës në Kosovë në vitin 1998-1999. Mbetjet eshtërore janë tërhequr dhe janë dërguar në IML për analiza të mëtutjeshme”, ka njoftuar policia.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More