Presioni ndaj PZAP-it për ankesën e Listës Serbe, reagon KGjK: Presioni politik rrezikon të minojë besimin e qytetarëve në procesin zgjedhor

nga L. M

Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka dënuar ndërhyrjet politike ndaj PZAP për ankesën e Listës Serbe. 

KGJK thotë se PZAP është institucion i pavarur dhe çdo tentativë për ta ndikuar atë përbën sulm të drejtpërdrejtë ndaj sistemit të drejtësisë dhe rendit kushtetues në vend.

Sipas tyre “tolerimi i këtij presioni politik rrezikon të minojë besimin e qytetarëve në procesin zgjedhor dhe në institucionet e drejtësisë”.

“KGJK, kërkon nga të gjithë që të ndalin menjëherë këto praktika të papranueshme dhe t’i adresojnë pakënaqësitë në mënyrë ligjore”, thuhet mes tjerash në reagim.

Reagimi i plotë:

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) dënon me shqetësim ndërhyrjet politike ndaj PZAP, dhe thekson se çdo formë e presionit politik është e papranueshme dhe e rrezikshme.

PZAP është institucion i pavarur dhe çdo tentativë për ta ndikuar atë përbën sulm të drejtpërdrejtë ndaj sistemit të drejtësisë dhe rendit kushtetues në vend. Tolerimi i këtij presioni politik rrezikon të minojë besimin e qytetarëve në procesin zgjedhor dhe në institucionet e drejtësisë.

KGJK, kërkon nga të gjithë që të ndalin menjëherë këto praktika të papranueshme dhe t’i adresojnë pakënaqësitë në mënyrë ligjore.

Këshilli riafirmon angazhimin e tij të plotë për të mbrojtur pavarësinë institucionale dhe do të reagojë ndaj çdo forme presioni që cenon funksionimin e drejtë dhe të ligjshëm të sistemit gjyqësor.

 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More