IKShPK: Ulen vlerat e manganit, uji i Badocit i sigurt për pije

nga L. M

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka bërë të ditur se cilësia e ujit të pijshëm në zonën e furnizimit nga Ujësjellësi i Badocit është brenda standardeve të lejuara.

Sipas analizave laboratorike të kryera gjatë tri ditëve të fundit në Laboratorin e parametrave bazik dhe Laboratorin analitik – ICPMS, është vërejtur një ulje e dukshme e vlerave të manganit.

Përqendrimet më të larta të regjistruara kanë qenë nga 0.012 mg/l deri në 0.037 mg/l, të gjitha brenda kufijve të përcaktuar me Udhëzimin Administrativ nr. 10/2021 për cilësinë e ujit të destinuar për konsum nga njeriu.

IKShPK ka theksuar se bazuar në këto rezultate, uji në zonën e PR03 nga Liqeni i Badocit është i sigurt për pije.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More