Aksion i madh i Policisë Financiare: Zbulohen krime milionëshe në Likovë, Kumanovë e Zhelinë

nga D. V.

Shkup, 25 gusht – Policia Financiare zhvillon aksion në Likovë, Kumanovë e Zhelinë: Hetohen kompani për krime mbi 7 milionë euro.

Në orët e para të mëngjesit, Drejtoria e Policisë Financiare ka ndërmarrë një aksion të gjerë në komunat e Likovës, Kumanovës dhe Zhelinës, duke kontrolluar disa lokacione të dyshuara për veprimtari kriminale.

Operacioni është rezultat i një hetimi disamujor për ekzistencën e një grupi të organizuar kriminal, i cili dyshohet për shoqatë kriminale, evazion fiskal, mashtrim tatimor dhe pastrim parash.

Burime jozyrtare bëjnë të ditur se në qendër të hetimeve janë kompani të përfshira në tregtimin e derivateve të naftës, të dyshuara për krime financiare me vlerë mbi 7 milionë euro.

Autoritetet pritet të japin më shumë detaje mbi aksionin gjatë ditës, pas përfundimit të kontrolleve.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More