Shtrenjtohen derivatet

nga D. V.

Shkup, 25 gusht – Benzinat prej sonte në mesnatë shtrenjtohen për një denarë për litër, ndërsa çmimi i dizelit rritet për gjysmë denarë, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë, Shërbime të Ujit dhe Shërbime për Menaxhim me Mbetjet Komunale (KRRE). Me vendimin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës në mesatare për 0,64 për qind në krahasim me vendimin paraprak.

Çmimi i ri i shitjes me pakicë i EUROSUPER BS-95 do të arrijë 75 denarë për litër, EUROSUPER BS-98 do të shitet për 77 denarë, EURODIZEL BS (D-E V) për 68, ndërsa Ekstra vaji i lehtë për djegie (EL-1) për 67, 5 denarë për litër.

Me vendimin e KRRE-së për 0,378 denarë për kilogram ulet çmimi i shitjes me pakicë i Mazutit M-1 NS do të arrijë 38,265 denarë.

Nga KRRE theksojnë se çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror në krahasim me llogaritjen paraprake shënojnë rritje te benzinat mesatarisht për 1,985 për qind, te dizeli për 1,915 dhe ekstra vaji i lehtë për 1,244 për qind, ndërsa te mazuti ka ulje për 1,246 për qind. Kursi i denarit në raport me dollarin sipas të cilit janë formuar çmimet me llogaritjen paraprake është më i ulët për 0,1230 për qind.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More