Krushopeku masovokisht në mbështetje të Muhamed Elmazit

nga D. V.

Shkup, 25 gusht – Krushopeku, i njohur për fitoret dhe qëndresën e tij, e dëshmoi edhe këtë herë mbështetjen e fuqishme për ndryshim. Banorët, me prezencë masovike, i hapën dyert e zemrat për kandidatin për kryetar të Komunës së Sarajit, Muhamed Elmazi.

Në fjalën e tij, Elmazi theksoi se zëri i Krushopekut gjithmonë është dëgjuar me forcë dhe vendosmëri, prandaj edhe meriton të marrë përgjigje konkrete për nevojat e tij.

“Ky fshat meriton rrugë më të mira, kushte dinjitoze dhe zhvillim të qëndrueshëm. Unë jam i vendosur që zëri i Krushopekut të mos mbetet në heshtje”, u shpreh Elmazi para qytetarëve.

Takimi u shënua me entuziazëm dhe pjesëmarrje të gjerë, duke treguar qartë se Krushopeku kërkon ndryshim dhe beson në vizionin e ri për Komunën e Sarajit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More