Samiti i SCO-së 2025 është planifikuar të zhvillohet në Tianjin të Kinës veriore nga 31 gushti deri më 1 shtator.
Është hera e pestë që Kina ka pritur Samitin e SCO-së dhe më i madhi që nga themelimi i organizatës. Liderë nga më shumë se 20 vende dhe krerë të 10 organizatave ndërkombëtare do të marrin pjesë në samit.
Viti 2025 është caktuar “Viti i Zhvillimit të Qëndrueshëm i Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO)”, shkruan CGTN.
Si presidencë e rradhës e SCO në vitet 2024-2025, Kina ka kryer në mënyrë aktive një sërë veprimesh bashkëpunuese me shtetet anëtare të SCO rreth fushave kryesore, duke përfshirë uljen e varfërisë, sigurinë ushqimore, shëndetin publik, financimin e zhvillimit, ndryshimet klimatike, zhvillimin e gjelbër, ekonominë dixhitale dhe lidhshmërinë.
