Mot me diell me vranësira të vogla deri në mesatare

nga D. V.

Shkup, 26 gusht – Moti sot do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare. Pasdite do të ketë kushte për reshje lokale afatshkurtra në pjesët lindore. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare, kryesisht nga jugu. Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 9 deri në 18 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 27 deri në 34 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga jugperëndimi. Temperatura minimale do të bie në 14 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë 32 gradë.

Siç njoftoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, deri të premten moti do të mbetet kryesisht me diell dhe i ngrohtë me një rritje graduale të temperaturave ditore. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga jugu. Gjatë fundjavës moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe i paqëndrueshëm me shira të rrëmbyeshëm lokal dhe bubullima. Të shtunën do të fryjë erë mesatare deri në të përforcuar jugperëndimore, ndërsa të dielën era do të ndryshojë drejtimin në veriore.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More