Hoxhallarët e Strugës apelojnë: Stop politizimit të Muftinisë – Kërkojnë masa nga Reisi, Shaqir Fetahu

nga Redaksia

Strugë, 25 gusht – Pasi anëtarë të Muftinisë së Strugës, po bëjnë fushatë të hapur politike, për kandidatin e Ziadin Selës dhe BDI-së, Arsim Dalipi, disa nga Hoxhallarët e xhamive në Strugë kanë reaguar hapur.

Ata kërkojnë që Muftinia e Strugës e udhëhequr nga Muftiu, Adi Murtishi, të ndalojë fushatën politike dhe të fokusohet tek shërbimi ndaj besimtarëve musliman, shkruan ora24tv.mk.

“Përfaqësues dhe të punësuar në Muftininë e Strugës për fat të keq, për çdo ditë po e shkelin kredibilitetin fetar të këtij institucioni.

Paraqitjet publike dhe mbështetja e hapur e kandidatëve dhe subjekteve politike për zgjedhjet lokale, e ka krijuar përshtypjen tek xhemati musliman i Strugës se Muftinia është shndërruar në shtab të partisë dhe se hoxhallarët janë aktivist partiak dhe jo në shërbim të fesë Islame dhe besimtarëve. 

Edhe më shqetësues është fakti se thirrjet e të punësuarve krijojnë përçarje mes besimtarëve musliman në Strugë por edhe i fyejnë ata duke i quajtur si “tradhëtarë” ose me epitete të ndryshme.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More