Lëshohet për qarkullim rruga Breznica e Re-Makedonski Brod përmes PN Jasen

nga D. V.

Shkup, 27 gusht – Që nga mëngjesi i sotëm në orën 05:00, rruga rajonale R-1106 Nova Breznica – Makedonski Brod përmes Parkut Nacional Jasen, e cila ishte e mbyllur për disa ditë për shkak të një zjarri, është rihapur për qarkullim. Rekomandohet vozitje e kujdesshme, respektim i sinjalistikës dhe përshtatje e shpejtësisë për shkak të rrëshqitjeve të mundshme të dheut në rrugë.

Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa ndërprerje, nëpër rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur për shkak të pushimeve verore, megjithatë në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Deri më 31 gusht, në rrugët shtetërore në Maqedoni vlen regjimi i përkohshëm veror i trafikut, i cili ndalon lëvizjen e automjeteve të rënda transportuese me një masë totale mbi 15 ton, gjatë fundjavave dhe në ditët me temperatura jashtëzakonisht të larta.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More