Zgjedhjet lokale, Filipçe mohon bashkëpunimin me BDI-në

nga Redaksia

Shkup, 27 gusht – Kryesocialdemokrati Venko Filipçe mohon koalicionin me BDI-në në rrethin e parë të zgjedhjeve lokale. Filipçe thotë se bashkëpunimi eventual mund të vijë në raundin e dytë. Emrat e të gjithë kandidatëve të tyre do t’i zbulojnë javën tjetër.

Në rrethin e parë të zgjedhjeve do të dalim me koalicionin tonë ekzistues, ndërkaq në rrethin e dytë të zgjedhjeve do të bisedojmë edhe me parti të tjera të bllokut shqiptar. Ne kemi finalizuar emrat e kandidatëve dhe në fund të kësaj apo në fillim të javës që vjen do t’i prezantojmë edhe emrat e mbetur. Ne i kemi zgjedhur kandidatët më të mirë, të cilët kanë kredibilitet në rrethinat e tyre.”, – deklaroi kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More