Monedha europiane euro vijon të qëndrojë në nivele të ulëta në raport me lekun, megjithëse ditët e fundit ka shënuar një rritje të lehtë.
Këtë të mërkurë, 27 gusht, euro blihet në tregun valutor me 96.8 lekë dhe shitet me 97.7 lekë. Monedha evropiane ndodhej prej disa javësh në një nivel të pandryshueshëm tregtimi, ku blihej me 96.5 lekë dhe sjitej me 97.5 lekë.
Nga ana tjetër dollari amerikan ka shënuar një rënie të lehtë, ku blihet në tregun valutor me 83 lekë dhe shitet me 84.3 lekë. Paundi britanik qëndron në të njëjtat nivele, ai blihet në tregun valutor me 111.6 lekë dhe shitet me 113.1 lekë. Ndërkohë që edhe franga zvicerane ka shënuar një rritje të lehtë, ku blihet me 102.9 lekë dhe shitet me 104.2 lekë.