Sulmi në SHBA, dy fëmijë të vdekur, autori kishte me vete tri armë zjarri

nga L. M

Dy fëmijë të mitur, të moshës tetë dhe dhjetë vjeç, janë viktimat e sulmit të armatosur që ndodhi këtë të mërkurë, 27 gusht Minneapolis. Ngjarja e rëndë ndodhi pranë një shkolle katolike, në jug të qytetit.

Shefi i policisë, Michael O’Hara, gjatë një deklaratë për mediat tha se sulmuesi ishte i armatosur me tri armë, një pushkë automatike, një armë gjahu dhe një pistoletë. Ai hapi zjarr në mënyrë të papritur, duke krijuar panik dhe viktima në pak sekonda. Autoritetet konfirmojnë po ashtu se autori i sulmit ka ndërruar jetë.

“Dy fëmijë të vegjël, të moshës tetë dhe dhjetë vjeç, u vranë aty ku ishin ulur në banka. Prindërit e tyre janë njoftuar për humbjen tragjike,” tha O’Hara, i cili e cilësoi sulmin si akt brutal.

Në total, sipas autoriteteve, 17 persona janë plagosur, prej të cilëve 14 janë fëmijë. Dhjetë prej të cilëve ndodhen në gjendje kritik. Ngjarja ka shkaktuar reagime të ashpra në mbarë vendin. Presidenti i Shteteve të Bashkuara.

Në një postim në Truth Social, Trump shkruan se është “plotësisht i informuar” për situatën dhe se FBI ka shkuar në vendngjarje.

“Shtëpia e Bardhë do të vazhdojë të monitorojë këtë situatë të tmerrshme. Ju ftoj të bashkoheni me mua në lutje për të gjithë personat e përfshirë,” tha Trump.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More