Aggeler vizitoi punimet në pjesën e Korridorit 8-Tetovë-Gostivar: Punë mbresëlënëse!

nga D. V.

Shkup, 29 gusht –  Ambasadorja e SHBA-ve në Shkup, Angela Aggeler ka vizituar kantierin e ndërtimit të pjesës Tetovë-Gostivar të korridorit 8, transmeton TV21. Nga Ambasda e SHBA-së, theksojnë se Bechtel-Enka po bën punë mbreslënëse në Korridoret 8 dhe 10.

“Ambasadorja Angela Aggeler vizitoi kantierin e ndërtimit të pjesës Tetovë – Gostivar të Korridorit 8 për të parë nga afër punën mbresëlënëse që po bën Bechtel-Enka në Korridoret 8 dhe 10. Këto rrugë të reja janë rrjete strategjike të transportit të NATO-s që jo vetëm do t’u shërbejnë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, por gjithashtu do të forcojnë tregtinë dhe lidhjen rajonale”, bëjnë të ditur nga Ambasada e SHBA-së në Shkup.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More