Kryetari i Këshillit Shqiptaro-Amerikan, Haxhi Dauti, takohet me zëvendëskryeministrin Izet Mexhiti: Fokus në zhvillimet politike dhe interesat e shqiptarëve

nga D. V.

Shkup, 9 maj – Kryetari i Këshillit Shqiptaro-Amerikan, Haxhi Dauti, ka zhvilluar një takim me zëvendëskryeministrin e parë të Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, në të cilin janë diskutuar çështjet më aktuale që lidhen me zhvillimet politike në vend, si dhe me të drejtat dhe interesat e shqiptarëve në RMV, pércjell INA.

Gjatë takimit, palët kanë shkëmbyer qëndrime rreth situatës aktuale politike dhe sfidave me të cilat përballet qeveria në procesin e zbatimit të reformave.

Takimi u vlerësua si konstruktiv dhe frytdhënës, duke rikonfirmuar nevojën për bashkëpunim të ngushtë mes institucioneve shtetërore dhe diasporës shqiptare.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More