Shtatori nis me diell në Shqipëri – ja si do jenë temperaturat gjatë javës

nga D. V.

Dita e parë e shtatorit do të nisë me mot të kthjellët dhe të ngrohtë në të gjithë territorin e Shqipërisë.

Sipas të dhënave nga shërbimet meteorologjike, dita e sotme do të karakterizohet nga kthjellime të shumta dhe temperatura tipike verore, duke arritur deri në 30°C në orët e mesditës.

Mëngjesi do të jetë i freskët, me temperatura që do të luhaten mes 14–18°C, ndërsa në mesditë pritet një ngrohje e ndjeshme e temperaturave, me vlera që kapin 28–30°C në zonat e ulëta dhe bregdetare.

Vranësirat do të jenë të lehta dhe kalimtare, pa sjellë rreziqe për reshje.

Në mbrëmje, temperaturat do të bien gradualisht, duke ofruar një klimë të këndshme për aktivitete në natyrë, me termometrin që do të shënojë rreth 20–22°C./abcnews/

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More