PD denoncon në SPAK deputetin e PS Anduel Tahiraj

nga D V

Partia Demokratike ka kallëzuar në SPAK, deputetin e Partisë Socialiste Anduel Tahiraj, për fshehje dhe deklarim të rremë të pasurisë dhe fshehje të të ardhurave, ushtrim të aktivitetit tregtar të paregjistruar, si dhe shpërdorim detyre.

Klevis Balliu, Koordinator Rajonal i PD për Tiranën, tha se kur sheh listën e larmishme me shkelje, profili shoqëror që të vjen në mendje nuk është i një deputeti, por i një kundërvajtësi recidivist.

“Partia Demokratike, mbështetur mbi një investigim të emisionit “Piranjat”, ka denoncuar publikisht deputetin e Partisë së Edi Ramës, Anduel Tahiraj për fshehje dhe deklarim të rremë të pasurisë dhe fshehje të të ardhurave, ushtrim të aktivitetit tregtar të paregjistruar, si dhe shpërdorim detyre”, -tha ai.

“Nëpërmjet deputetëve të opozitës investigimi për deputetin e Ramës është konkretizuar në një kallëzim penal në SPAK, të cilit i kërkojmë të bëjë detyrën që i kërkon ligji. Sidomos t’i trajtojë si të barabartë të gjithë deputetë, jo të arrestojë dhe të burgosë pa prova ata të opozitës dhe të lërë të lirë me një mal provash ata të qeverisë”- tha Balliu.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More