Berisha: Dhimitër Anagnosti, kolos i gjenisë krijuese artistike

nga D. V.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mori pjesë sot në homazhet në nder të regjisorit Dhimitër Anagnosti, të mbajtura në hollin e Teatrit të Operas dhe Baletit.

Pas homazheve, Berisha u shpreh në një prononcim për mediet se, sot është një ditë e rëndë, ditë zie për artin, filmin, kulturën e shqiptarëve, pasi përcjellin për në banesën e fundit një kolos të vërtetë të gjenisë krijuese artistike të kombit shqiptar.

“Dhimitër Anagnosti ishte dhe është njëri prej krijuesve, regjisorëve, skenaristëve, shkrimtarëve më të shquar të vendit”, u shpreh Berisha.

Berisha theksoi se, Anagnosti lë një trashëgimi në të cilën ai do të jetojë për jetë të jetëve.

“Anagnosti ishte i pamëshirë në kërkim të përsosmërisë artistike në veprën e tij. Ai, që në vitet ’90 me emrin, reputacionin e tij, i angazhua në mbështetje të përmbysjes së diktaturës dhe forcave demokratike”, tha më tej Berisha.

Berisha tha se, “në dy legjislatura ishte deputet i PD dhe ministër Kulture, një personalitet i rrallë, i cili do mbahet mend gjithmonë në memorien e kombit. Ndaj, dhe një herë unë shpreh ngushëllimet e mia më të ndjera Rozës, artistes së mrekullueshme, familjes së tij, miqve, shokëve dhe të gjithë atyre që ndjejnë dhimbje për largimin e tij nga jeta”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More