Ambasada e SHBA pret studentet e “TechGirls”, mentorim nga ekspertë amerikanë në IA dhe siguri kibernetike

nga D. V.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës mirëpriti ish-studentet më të reja të “TechGirls” dhe u takua me pjesëmarrëset e përzgjedhura të programit “TechWomen”.

Pjesëmarrësit e këtij programi do të udhëtojnë drejt Shteteve të Bashkuara më vonë këtë muaj për të përfituar trajnim praktik në industrinë globale të teknologjisë të udhëhequr nga SHBA, mentorim nga ekspertë amerikanë dhe njohuri në fusha të përparuara si inteligjenca artificiale, siguria kibernetike, eksplorimi i hapësirës dhe më shumë.

Vajzat pjesëmarrëse në programin “TechGirls” ndanë përvojën që fituan gjatë shkëmbimeve të tyre dhe së bashku përkrahëm “TechWomen” teksa nisin udhëtimin e tyre transformues drejt Shteteve të Bashkuara, një qendër globale për teknologjinë dhe inovacionin.

Programi “TechGirls” lidh dhe mbështet gjeneratën e ardhshme të grave lidere në shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë, duke u ofruar atyre akses dhe mundësi për të avancuar aftësitë e tyre në këto fusha.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More