Shtetasi serb kapet në Bërnjak me vulë të strukturave paralele

nga D. V.

Njësitet policore kanë ndaluar një veturë me targa të Serbisë në pikën kufitare Bërnjak.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:50, ku gjatë kontrollit kanë gjetur dhe konfiskuar një vulë të strukturave paralele, e shkruar në gjuhën serbe.

I dyshuari, shtetas i Serbisë dhe drejtues i automjetit, është intervistuar nga policia dhe me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti është cilësuar si “Prodhimi dhe përdorimi i shenjave të etiketimit, masave dhe peshave të rreme” dhe po hetohet nga njësitë relevante policore. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More