Drejtoria e Doganave në aksion, kapen shitësit ilegal të duhanit në Maqedoni

nga D V

Shkup, 18 dhjetor –  Nga Drejtoria e Doganave njoftojnë se nga aksioni në rajonin e Manastirit dhe Resnjes janë sekuestruar 780 kilogramë duhan i prerë, përcjell TV21. Sipas njoftimit të Doganave, duhani kap vlerën e 3,4 milionë denarëve, ndërsa sipas njoftimit, buxheti i shtetit është dëmtuar për 2,8 milionë denarë.

“Në aksion u kryen kontrolle në shtëpi dhe hapësira ndihmëse, ndërsa kontrolle janë kryer edhe në tregjet e qyteteve. Ndaj autorëve do të ketë përgjegjësi penale, ndërsa ndaj një personi do të parashtrohet kallëzim për kundërvajtje”, thonë nga Doganat.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More